Transmetuar më 21-08-2017, 07:48

Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus, nga pika kufitare e Kakavijës drejt qytetit të Durrësit.

Mësohet se njëri nga pasagjerët P.Xh., 61 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e së shtunës, kur fillimisht 61-vjeçari i cili kthehej nga Greqia ka nisur të ndihet keq, ndërsa më tej ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake të policisë së Durrësit, ka rezultuar se se vdekja e P.Xh., ka qenë për shkaqe natyrale.

Aktualisht hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit. /a.y/noa.al