Transmetuar më 20-08-2017, 19:26

Përveç projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja, 4 prej të cilave kanë nisur të ndërtohen që këtë vit, Bashkia e Tiranës po kujdeset që edhe shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet në mënyrë që të jenë gati në nisjen e vitit të ri shkollor.

 Një prej shkollave që i është nënshtruar rikonstruksionit është edhe shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi”, në të cilën kanë përfunduar regullimet e brendshme dhe rehabilitimi i fasadës.

Lajmin e jep kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në këmbim kërkon nga nxënësit që të justifikojnë investimet dhe të dalin me 10-ta.

“Pas investimit, shkolla Pjetër Budi gati të presë vogëlushët. Edhe ne jemi gati, të presim 10-at e tyre e t’i shohim të shkëlqejnë!”, shkruan Veliaj në komentin që shoqëron disa foto nga pamja e re e shkollës./a.k/noa.al/