Transmetuar më 20-08-2017, 18:01

Ngjarje sa e rëndë, aq edhe shokuese është ajo e ndodhur në Indi, ku dy derra kanë sulmuar keqazi një grua 60-vjeçare.

Housemaid Bibi Jan, sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej në shtëpi, pasditen e së premtes, kur dy derra të mëdhenj e rrëzuan dhe e kafshuan në kokë e krahë.

Më pas ata e zvarritën gruan në rrugë. Kalimtarët e frikësuar menjëherë nxituan për ta shpëtuar, duke u munduar të largojnë derrat të cilët ishin agresivë pasi po mundoheshin që të mbronin të vegjlit e tyre.

Dy motoçiklistë që kaluan rastësisht përdorën këmisha dhe shkopinj për t’i trembur. Bibi u dërgua në spital në qytetin e Kavalit ku mori ndihmën mjeksore për kafshimet në fytyrë dhe në krahë.

Banorët thanë se sulmi mbi gruan e moshuar ishte i treti atë javë nga derrat. Gjithashtu ata sulmuan një djalë 3-vjeçar dhe një mësues të enjten, i cili u shtrua në spital. /k.k/noa.al/