Transmetuar më 20-08-2017, 17:00

17 persona të një familje në Bulqizë mësohet se janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur në familjen Kurti nga Shupenza.

Raportohet se mes të helmuarve janë edhe 6 janë fëmijë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i trileçeve të marra në një pastiçeri të qytetit.

Një pjesë e pjestarëve të familjes kishin ardhur nga emigracioni për pushime, por përfunduan të shtruar në spital.

Nga ana e saj policia ka nisur hetimet për rastin për të konkluduar në zbardhjen e plotë të shkaqeve të helmimit të familjes, fatmirësisht pa paspja serioze në jetë njerëzish.

Ky është rasti i dytë në një hark të shkurtër kohor ku pak ditë më parë, rreth 50 persona u helmuan nga ushqimi në një dasëm në Shijak.

Ata u paraqitën në spital me të vjella si pasojë e konsumimit të ushqimit, ndërsa ende nuk është përcaktuar lloji i produktit që shkaktoi simptomat. /k.k/noa.al/