Transmetuar më 20-08-2017, 16:43

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin turistik të Voskopojës, çka ka shkaktuar panik edhe të banorët.

Ata kërkojnë ndihmë sepse flakët kanë përpirë pyjet e zonës dhe po i afrohen fshatit, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Shtëllungat e mëdha të tymit duken qartë në zonën perëndimore të fshatit dhe me shpejtesinë e lëvizjes së flakëve banorët thonë se rrezikohen banesat dhe Kishat e famshme të kësaj zone. 

Kjo vatër zjarri është aktivizuar prej disa ditësh dhe emergjencat civile e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë për ta vënë nën kontroll.

Situat në vend paraqitet problematike për më shumë se dy muaj. /k.k/noa.al/