Transmetuar më 20-08-2017, 14:49

Nuk është e thënë që çdo martesë të shkojë deri në fund në mënyrën më të mirë të mundshme, por në rrethana të caktuara burri dhe gruaja mund të përfundojnë të ndarë.

Kështu ka ndodhur me një çift bashkëshortësh në Kinë, të cilët prishën martesën e tyre. Deri këtu duket diçka normale.

Por Edwin Shien Bing Toh paditi në gjykatë gruan e tij, Winnie Chu Ling Su, pasi kjo e fundit kishte refuzuar që t’i kthente unazën prej diamanti, me vlerë 15 mijë dollarë.

Dokumentet e gjykatës vendore Downing Centre zbulojnë se çifti u njoh nga një mik i përbashkët në vitin 2015, dhe muaj më vonë hapën një llogari të përbashkët bankare për të blerë unazën e martesës dhe për të bërë celebrimin që shkonte rreth 16.800 dollarë, raporton Daily Mail.

Ata kishin rënë dakord se nëse një ditë do të ndaheshin do t’i kthenin gjithçka që i përket secilës palë.

Disa sende iu kthen mbrapsht z. Toh por Su refuzoi ti jepte unazën prej diamanti. /k.k/noa.al/