Transmetuar më 20-08-2017, 13:57

“Arrest me burg” për ish-deputetin socialist të Elbasanit, i akuzuar për kanosjen me armë të ish-gruas së tij.

Hamit Kosta do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij. Është kjo masa e sigurisë e vendosur ditën e sotme nga gjykata e Elbasanit, bazuar në akuzat që rëndojnë ndaj tij.

62-vjecari akuzohet se këtë të premte në lagjen “5 Maji” në Elbasan, me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE 2505A ka kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- gruan E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krehrin e saj.

Nuk dihet ende motivi i sherrit mes tyre. Mësohet se ka qenë 38 vjeçarja, ajo që ka njoftuar policinë për të denoncuar ish- deputetin.

Hamit Kosta akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

Kanos me fjalë dhe i drejton armën ish-bashkëjetueses, arrestohet ish-deputeti socialist