Transmetuar më 20-08-2017, 12:20

Një sherr i nisur mes dy personave në Tiranë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Paraditen e sotme në rrugën “Don Bosko” është qëlluar me thikë 34-vjeçari S.M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur rreth orës 10.15, është vënë në pranga Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dy të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta me njeri tjetrin,

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti. /a.y/noa.al