Transmetuar më 20-08-2017, 12:10

Më në fund gjetën shtëpinë e ëndrrave të tyre, çifti i këngëtarëve Jay-Z dhe Beyonce, të cilët së bashku me tre fëmijët e tyre do të transferohen në rezidencën luksoze në lagjen Bel Air, të Los Angeles, SHBA.

Çifti sipas mediave amerikane, e ka blerë shtëpinë e cila shtrihet në katër kilometër katrorë, për plot 90 milionë dollarë.

Tashmë që familja është zgjeruar me lindjen e fëmijëve binjakë, Jay-Z dhe Beyonce, më në fund gjetën shtëpinë që dëshironin, ku mund të rrisin të sigurtë vajzën e madhe Blue Ivy dhe binjakët Sir dhe Rumi.

Shtëpia ka katër pishina, një fushë basketbolli, një teatër, një garazh që mund të mbajë 15 makina dhe një zonë tjetër të rezervuar, për të parkuar punonjësit, shkruan noa.al.

Çmimi fillestar i vilës ishte 135 milionë dollarë, por pas një sërë negociatash u arrit të blihet për 90 milionë dollarë. /a.y/noa.al