Transmetuar më 20-08-2017, 11:27

Xhelozia duket se ka qenë shkaku i krimit në familje të ndodhur në Lushnje pasditen e kësaj të premteje, ku burri vrau me sqepar gruan e tij.

Në dëshminë e dhënë në polici, 55-vjeçari Tajar Kazanxhiu ka thënë se, “E doja gruan, bëhesha shumë xheloz për të. Për këtë shkak nisa të konsumoj alkool dhe natën e krimit situata më doli nga kontrolli”.

Ai ka thënë se nuk donte ta vriste Natashën, por shprehet se nuk e di se çfarë i ndodhi.

Tajari godit bashkëshorten 51-vjeçare me sqepar në kokë dhe trup, duke bërë që gruaja si pasojë e plagëve të marra të gjejë vdekjen pak orë më vonë në spital.

Çifti ishin martuar dy vite më parë, ndërsa vinin nga divorce të mëparshme.

I dyshuari për krimin nuk kishte fëmijë, ndërsa e ndjera kishte dy vajza të martuara.

Mësohet se Tajari bëhej shumë xheloz për të shoqen, dhe situata duket se i ka dalë nga kontrolli, për shkak edhe të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar.

Kjo ka bërë që çifti të ketë jo pak debate, ku gruaja ka vendosur të largohet nga banesa, për t’u transferuar te shtëpia e vajzës në fshatin Plug, e cila ishte bosh, për shkak se e bija bashkë me familjen jetonin në Greqi.

Por mbrëmjen e krimit, në banesën ku ishte zhvendosur Natasha ka shkuar dhe Tajari i cili i ka kërkuar që të kthehej në shtëpi, por gruaja e ka kundërshtuar, duke i kërkuar që të ikte.

Mësohet se gruaja po punonte në kopshtin para shtëpisë ku po priste disa barishte me sqepar, ku në një moment 55-vjeçari i ka marrë mjetin e punës nga dora gruas, duke e masakruar me të. /a.y/noa.al

Masakroi gruan me sqepar, dëshmia e burrit në polici: S’mbaj mend gjë

U rrah në mënyrë brutale nga bashkëshorti, gruaja ndërron jetë në spitalin e Lushnjes

E rëndë në Lushnje, burri rreh gruan me sende të forta