Transmetuar më 20-08-2017, 10:07

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagon lidhur me rrezikun e kthimit të vizave.

“Po hiqen vizat, Kryeministër ku je ?! Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet. Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë”, shkruan Vasili në Facebook.

Ai thotë se paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale.

“Në fund të fundit ai punët….e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë”, thotë ndër të tjera Vasili.

Ai shton se Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje dhe se Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi.

“Ç’taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?”, shkruan në mbyllje Petrit Vasili. /a.y/noa.al