Transmetuar më 20-08-2017, 09:39

Pas promovimit të zonave të ndryshme turistike të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të reklamuar pasuritë natyrore të vendit tonë.

Prej disa ditësh ai zgjedh rrëfimet dhe përjetimet e turistëve të huaj, lidhur me eksperiencën e tyre në Shqipëri.

Kështu ka bërë edhe sot teksa ka publikuar një video në Facebook, ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me përjetimin e Shqipërisë turistike nga këta të rinj suedezë gjatë rrugëtimit të tyre nga Valbona në Durrës”, shkruan Rama.

Por komentuesit nuk janë ndalur në komentet e tyre, duke i’u kthyer kundër kreut të qeverisë.

“Z. Kryeministër, Shqipëria është vërtetë një vend i bukur dhe suedezëve u pëlqen, por ama shumica e shqiptarëve se njohin fjalën pushime se çfarë do të thotë, se të shkosh në Sarandë të bësh një javë pushime duhet 7 rroga ti heqësh mënjanë sepse s’a del dot. Ti në qoftë se mendon për këtë popull vazhdo e ul naftën dhe ushqimet se ka njerëz që s’din çfarë t’u japin fëmijëve për të ngrënë dhe është gjynah. Doje timonin, timonin ua dhamë, tani është radha juaj se populli s’të ka më faj. Përdor dhe ti marifetin e Robin Hudit merrua paret të pasurve dhe jepja të varfërve se ata zengjinat e parlamentit asnjë si ka paratë me djersë por ja kanë vjedhur këtij populli”, shkruan një qytetar.

Një tjetër shkruan, “As Durrësi, as Ksamili, as Syri i Kaltër! Katastrofë i ke. Hapi sytë, ndizi dritat e gjata dhe shiko, turizëm vetëm për bagëtitë”.

“O Edi Rama mirë këta po vinë, po ti ç’po bën. Po i mbyll vizat që shqiptarët mos të ikin apo ashtu i do ti shqiptarët dele, e ti çobani”, shkruan një tjetër qytetar mes një morie komentesh. /a.y/noa.al