Transmetuar më 20-08-2017, 09:22

Një vjedhje me dhunë e shënuar këtë të premte në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, ka pasur në shënjestër dy të turistë të huaj.

Në orën 23:30 të mbrëmjes së të premtes, në fshatin Fierzë, dy persona ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V., 54 vjeçe dhe K. S., 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon celular.

Nga hetimet intensive të policisë, gjatë ditës së djeshme, e shtunë, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar.

Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, u vu në prangat e policisë si i dyshuar për ngjarjen.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarje.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Pukës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al