Transmetuar më 20-08-2017, 08:59

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar gjatë natës së lënë pas në qytetin e Vlorës.

Në lagjen “Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip “Ford Focus” me targa “AA 818 KF”, i cili ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të Platon Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjetit nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm makina ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Aktualisht hetimet janë në vijimësi për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al