Transmetuar më 20-08-2017, 07:58

Ekzekutohet me armë zjarri një person në oborrin e banesës së tij, në Ksamil.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Baxho”, rreth orës 23.50 të së shtunës mbrëma.

Nga verifikimi paraprak i policisë është konstatuar se  brenda në automjetin tip “Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij,  është gjetur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, Vangjel Çiko, 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve  për zbulimin dhe  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Mësohet se viktima është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në 24 shtator 2016.

Dhimitër Çiko, akuzohet se bashkë me Albi Xhezairin i shpallur në kërkim dhe Amarildo Lamen, kanë vrarë Aleksandër Bardhin.

Ndërkohë më 12 dhjetor 2016, u vra edhe babai i Albi Xhezairit, Agron Xhezairi 53 vjeç.

Që të dyja këto krime, i mbrëmshmi dhe ai i dhjetorit të kaluar, dyshohet se kanë ndodhur për hakmarrje lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit. /a.y/noa.al (Te galeria e fotove, edhe Aleksandër Bardhi) 

Ekzekutimi në pragun e shtëpisë, fjalët e fundit të viktimës së Ksamilit “Më vrave, qen!”

Ekzekutimi i babait të të shumëkërkuarit u bë nga shtëpia e fqinjit, skena u pa nga kunata

Ekzekutohet babai i një personi shumë të kërkuar në Sarandë

Ksamil, si e zbuloi eksplozivin në makinë babai i të akuzuarit për vrasje

Vrasja e Aleksandër Bardhit, 3 të arrestuar

Ekzekutimi i Bardhit, i dyshuari: Më vrisni këtu po e kam bërë

Vrasja e Bardhit, arrestohet një person i dyshuar për krimin

Prokuroria: Aleksandër Bardhi shkoi të mjekohej në shtëpi, aty ndërroi jetë

Vrasja e 56-vjeçarit në Sarandë, në pranga i riu dhe një i mitur

Vrasja e vëllait të zyrtarit të PS, policia: Ka të kaluar kriminale

Sarandë, vritet me armë zjarri vëllai i kryetarit të njësisë administrative