Transmetuar më 19-08-2017, 23:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani reagon pas lajmit se Hollanda kërkon të rikthejë vizat me Shqipërinë. Ai ka ironizuar gjatë ditës së sotme nëpërmjet një statusi në Facebook, duke shkruajtur “ç’e duam lëvizjen e lirë, mirë jemi në m..tin tonë”.

“Në 8 vende të BE-së, shqiptarët përbëjnë grupet kryesore të azilkërkuesve”, shkruan Ristani. Postimi i plotë i Arben Ristanit:

“Hollanda kerkon rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne 8 vende te B.E. shqiptaret perbejne grupet kryesore te azilkerkuesve. E gjitha kjo nderkohe qe rilindja ka bere aq sa nuk eshte bere ne 25 vite ne Shqiperi. Ce duam levizjen e lire, mire jemi ne m..tin tone”./a.k/noa.al/