Transmetuar më 19-08-2017, 13:30

Kompania Apple gjithashtu do të zbulojë iPhone 7S të ri në shtator, përveç iPhone 8 me një ekran OLED.

Këto duhet të jenë të ngjashme me paraardhësit e tyre në pamje, por vijnë me mbështetëse qelqi në vend të aluminit dhe pa breza antenash.

Kjo do t’i bëjë ata dhe iPhone 8 të aftë për tu mbushur edhe pa kabllo, gjë e re për portofolion mobile të Apple.

Një raport i ri pohon se iPhone 7S do të jetë më pak i trashë se iPhone 7 për shkak të përdorimit të qelqit në pjesën e pasme.

Në fakt, siç tregon skema e rrjedhur më poshtë, do të jetë më i madh se 7 në të gjitha dimensionet.

Ndërsa iPhone 7 ka matje saktësisht 138.31 x 67.14 x 7.1 mm, iPhone 7s do të jetë 138.44 x 67.27 x 7.21 mm.

Sigurisht rritjet janë të gjitha tepër të vogla, dhe ju nuk mund t’i vëreni ato në përdorim të përditshëm.