Transmetuar më 19-08-2017, 12:04

Një shtetas nga Arabia Saudite në provincën Khamis Mushait në zonën e Aserit, i befasoi të gjithë, përfshirë vrasësin e birit të tij në ditën e ekzekutimit të këtij të fundit.

Në një video që është shpërndarë në mënyrë virale nëpër mediat sociale, mund të shihet babai duke mbërritur me një grup njerëzish në vendin e ekzekutimit dhe duke falur të dënuarin me anë të një shpalljeje, ndërkohë që shihet duke u futur në oborr.

Sipas raporteve lokale, vrasësi kishte kaluar dy vjet në burgjet e Aseer-it, para se ai të dënohej me vdekje.

Pas shpalljes, mund të shihet një turmë e gëzuar që mbante një njeri të moshuar mbi shpatulla, duke përshëndetur këtë gjest të tijin.

Dhe në fakt ky mund të quhet vërtet një gjest human sepse nuk është e lehtë të falësh vrasësin e fëmijës tënd.