Transmetuar më 19-08-2017, 11:57

Një person i armatosur me një thikë ka sulmuar këmbësorët në qytetin rus të Surgut, duke plagosur tetë persona. Më pas policia e ka vrarë sulmuesin, bën me dije RT.

Sulmet me thikë ndodhën rreth orës 11:20 me orën lokale. Fatmirësisht, nuk pati viktima nga ky sulm, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga një patrullë policore që iu përgjigj emergjencës së raportuar nga dëshmitarët.

Ndërkohë autoritetet po mundohen të identifikojnë sulmuesin dhe të zbardhin motivet e tij.

Surgut është një qytet me një popullsi prej mbi 360,000 banorë dhe mbetet një qendër e madhe për prodhimin e naftës dhe gazit në Rusi.