Transmetuar më 19-08-2017, 00:37

Në ditët e sotme ju mund të gjeni pafund produkte, të cilat supozohet t’ju vinë në ndihmë për të luftuar celulitin.

Por sikurse edhe në shumë raste të tjera, kurat natyrale mbeten trajtimi më i mirë edhe për celulitin.

Nëse ju përzieni bashkë këto dy përbërës shumë të thjeshtë dhe i përdorni ashtu siç duhet, atëherë rezultatet për eleminimin e celulitit do të jenë fantastike.

Çfarë ju nevojitet:

Çfarëdo lloj locioni për trupin;

Uthull molle;

Çfarë duhet të bëni:

Ju duhet të kombinoni ¼ e locionit për trupin me një lugë gjelle uthull molle. Më pas me ndihmën e një cope të pambuktë, masazhojeni atë në zonën me celulit, shkruan Shije. Ju mund ta përsërisni këtë proces 3 herë në javë dhe për rezultate më të shpejta mund ta bëni çdo ditë.

Mos harroni që gjatë kësaj periudhe të ushtroni edhe aktivitet fizik.