Transmetuar më 18-08-2017, 23:10

Starton Bundesliga gjermane për sezonin 2017/18 me ndeshjen hapëse Bayern Munich- Bayer Leverkusen.

Bayern Munich e ka nisur me fitore këtë start duke mposhtur me rezultatin 3:1 Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë.

Djemtë e Carlo Ancelotti-t mposhtën Bayer Leverkusen në takimin e zhvilluar në “Allianz Arena”

Golat për Bayern u shënuan nga Niklas Suele (9’), Corentin Tolisso (19’) dhe Robert Leëandoëski (53’).

Goli i nderit për miqtë u shënua nga futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi (65’).

Ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ndeshjet e tjera të Bundesligës do të luhen ditën e nesërme./a.k/noa.al/