Transmetuar më 18-08-2017, 20:37

Skuadra e Juventusit ka bërë lëvizjen e radhës në këtë merkato vere.

Blaise Matuidi, është zyrtarisht futbollisti i kampionëve të “Serisë A” italiane.

Mesfushori francez ka kryer me sukses testet mjekësore dhe është zyrtarizuar te “Zonja e Vjetër”.

Francezi i ka kushtuar Juventusit 20 milionë euro.

Futbollisti që la Paris Saint Germain, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me bardhezinjtë.

Matuidi konsiderohet blerje cilësore për Juventusin dhe shihet si një nga lojtarët kyç për sezonin e ardhshëm./a.k/noa.al/