Transmetuar më 18-08-2017, 18:11

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku një person ka mbetur i vdekur dhe 1 tjetër i plagosur rëndë.

Sulmi ka ndodhur në një dyqan në Arkaden afër Duseldorfit.

Policia është në kërkim të personit që ka kryer sulmin, ndërsa raporton se nuk ka lidhje me sulmet terroriste.

Sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas atij në Finlandë. Policia është në kërkim të autorit, që është larguar nga vendngjarja.

Autoritetet e shumë vendeve janë në alarm pas sulmit me furgon në Barcelonë ku mbetën të vrarë 13 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur ditën e djeshme, si dhe sulmit me thikë në Finlandë sot. /b.l/noa.al/