Transmetuar më 18-08-2017, 15:20

Partia Demokratike ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmjes së djeshme në Barcelonë, duke e cilësuar një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike.

“Sulmi terrorist që goditi Barcelonën dhe shkaktoi 14 viktima të pafajshme dhe dhjetëra të lënduar është një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike. Lutjet tona shkojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe të lënduarve.

Partia Demokratike është në këto momente të vështira solidare me popullin dhe autoritetet spanjolle dhe shpreh vullnetin e palëkundur se do te jemi përherë në krah të aleatëve tanë në mbrojtjen e vlerave të paqes e lirisë”, thuhet në deklaratën e PD.

Ndërkohë ditën e djeshme një furgon ka marrë përpara turmën e njerëzve në Barcelonë duke shkaktuar 14 viktima dhe shkaktoi dhjetëra të plagosur.

Ndërkohë, në shenjë nderimi të viktimave mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Barcelonës, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shpallur tri ditë zie kombëtare. Sulmi u mor përsipër nga terroristët e ISIS. /b.l/noa.al/