Transmetuar më 18-08-2017, 14:42

U bë kudo lajm fakti se Rita Ora ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe i është dashur të kryejë një operacion, edhe pse këngëtarja vetë ka lajmëruar se gjithçka ka shkuar mirë dhe fansat nuk kanë pse të shqetësohen.

Kjo duhet të jetë edhe arsyeja se pse Rita ka vendosur ta urojë Madonna-n një ditë me vonesë për ditëlindje.

Diva e popit festoi pardje 59-vjetorin e saj në Itali në një festë të çmendur me familjarët dhe miqtë e saj më të ngushtë.

Këngëtarja jonë e ka uruar duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”,  bashkangjitur një fotoje ku ajo së bashku me Madonna-n kanë performuar të dyja në të njëjtën skenë.

Fotoja është tipike e tyre, të dyja me gishtin e mesit duke treguar që asgjë tjetër nuk u intereson.