Transmetuar më 18-08-2017, 13:57

“Kisha dy muaj që mendoja ta vrisja, por gjithçka ishte gjaknxehtësi, pasi ajo më poshtëronte vazhdimisht”.

Është kjo ajo që pohoi në polici italiani Maurizio Diotallevi, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij, trupin e të cilës e copëtoi dhe e hodhi në dy kosha plehrash në rrugën Flaminia, të Romës.

Krimi tronditës ndodhi në 14 gusht, ku lidhur me të, i dyshuari e mbyti të motrën Nicoletta Diotallevi me një rrip pantallonash dhe më pas i’a copëtoi trupin me dy sharrë dhe një thikë të madhe, shkruan noa.al.

Qëllimi ishte që ta hidhte trupin në koshat e plehrave larg shtëpisë së tij, por pesha e tij bëri që ta hedhë jo shumë larg banesës.

Në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën prova të shumta, që çuan në arrestimin e tij. /a.y/noa.al