Transmetuar më 18-08-2017, 13:21

Edhe pse është treguar paksa i kursyer me fytyrën vajzës, përshkrimi shumë i thjeshtë krahas fotos në të cilën tregohet thjesht vendodhja ku është shkrepur fotoja, na mjaftojnë për të hedhur dyshime se ish- banori i Big Brother është në një lidhje të re.

Po flasim për Arjon Muçën, fama e tij zgjati përtej spektaklit të Big Brother.

Ai vazhdoi karrierën në televizion si moderator i disa emisioneve të modës, tani është në një emision radiofonik në “NRG Radio”.

Pas ndarjes së tij me moderatoren Viola Spiro, emri i tij është lakuar shumë pak për romanca të tjera, edhe pse nuk vëmë në dyshim që ka pasur.

Kësaj rradhe duket se ka vendosur të tregojë se është në një lidhje të re, por vetëm kaq, pasi ai nuk jep as emër apo ndonjë të dhënë tjetër për bukuroshen që ka përqafuar në foto.