Transmetuar më 18-08-2017, 12:02

Një siklet nga ata më të vështirët për t’u përballuar në kulmin e rinisë. Mel Pearson një vajzë 25-vjeçare, e cila punon si infermiere, deri para pak kohësh e kishte shumë të vështirë të dilte me bikini.

Kur ishte 16 vjeçe, humbi nënën e saj dhe që nga ai moment, shihte si ngushëllimin e vetëm ushqimin. Biskota, çokollatë, patate të skuqura dhe çdo ushqim të shpejtë, gjë që bëri që të shkojë plot 127 kilogramë.

Kuptoi se kjo situatë nuk mund të shkonte më tej, gjatë një udhëtimi në Benidorm të Spanjës, bashkë me të fejuarin.

Teksa ishte në plazh, reçipetat i’u këputën për shkak të peshës, duke mbetur gjysmë e zhveshur në sy të gjithë pushuesve.

“Incidenti në plazh më futi në dhe, ishte një shkatërrim i vërtetë”, tregon e reja angleze, shkruan noa.al. Pas kthimit në shtëpi, Mel vendosi që të ndryshojë plotësisht stil jete, duke nisur të stërvitet pesë ditë në javë, duke marrë edhe Skinny Sprinkles, një produkt që ndihmon në dobësim.

Kështu ajo arriti që të humbasë 44 kilogramë në mënyrë graduale, duke rifituar format e saj trupore.

Mel ka një mesazh për të gjithë, “Me një stil jete të shëndetshëm dhe me vullnet të fortë, mund të arrihet çdo gjë”. /a.y/noa.al