Transmetuar më 18-08-2017, 10:58

Këngëtarja Miriam Cani e cila për thuajse dy vite u tërhoq plotësisht nga skena dhe muzika, tashmë po përgatitet të rikthehet fuqishëm.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet nëpërmjet një seti fotografik, i cili paralajmëron një këngë të re.

Por ndërsa aktivitetet e ngjeshura pritet të nisin së afërmi, Miriam shfrytëzon çdo moment të kaluar me të bijën Ameli.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar disa fotografi me të bijën, në njërën ku e puth në buzë dhe në tjetrën, ku vogëlushja është mbështetur në kraharorin e saj.

“Mirëmëngjes nga parajsa. Shtrati ku gjen qetësinë shpirtërore pa asnjë kusht”, shkruan këngëtarja.

Nënë e bijë janë shumë të lidhura me njëra tjetrën, duke qenë se babi Albani është më pak i pranishëm, për shkak të koncerteve të shumta. /a.y/noa.al