Transmetuar më 18-08-2017, 09:50

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë natës së lënë pas, në qytetin e Sarandës.

Në spitalin e qytetit bregdetar, gjatë mesnatës mes të enjtes dhe të premtes kanë shkuar të plagosur me thikë dy persona.

Arben Baxheri banues në lagjen nr. 4 të Sarandës, ka pasur goditje me thikë pranë zemrës dhe për shkak të hemorragjisë së madhe është dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar, drejt spitalit të Janinës.

Krahas tij i plagosur me thikë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së dy të rinjve, ndërkohë që policia vijon ende hetimet. /a.y/noa.al