Transmetuar më 18-08-2017, 09:09

Një operacion antidrogë i koduar “White” (E bardha), i zhvilluar nga policia e Fierit, ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme është zbuluar kokainë, si dhe është vënë në pranga një person.

I arrestuari është Marsel Korreshi, 27 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga policia se në lagjen “Çlirimi”, Lushnje shpërndahej lëndë narkotike, u organizua puna dhe u bë i mundur finalizimi i operacionit antidrogë dhe kapja në flagrancë e shpërndarësit.

Konkretisht, në lagjen “Çlirimi”, nga kontrolli personal që iu bë Korreshit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al