Transmetuar më 18-08-2017, 07:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e lënë pas, me pasojë një të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:40 të së enjtes, në mbikalimin e Vorës në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas raportuesve për JOQ, një makinë ka përplasur një motor të cilin e ka fluturuar metra larg dhe sipas tyre nuk i gjenden as copat.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe një vajzë, pasagjere në të, e cila është në gjendje të rëndë.

Dhjetëra qytetarë janë ofruar t’i japin ndihmën e parë, ndërkohë që shtojnë se ambulanca vonoi më shumë se 45 minuta.