Transmetuar më 17-08-2017, 22:08

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Mynihut në Gjermani reth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Një 25-vjeçar shqiptar nga Gjilani është sulmuar me thika nga katër persona dhe më pas është lënë i shtrirë në tokë.

Lajmin e konfirmuan për JOQ, miq të 25-vjeçarit, të cilët thanë se ai njihej me emrin “Cani” dhe se është martuar me një gjermane me të cilën ka dhe një fëmijë.

Gjendja e tij nuk dihet ende, por raportuesit thonë se ai mund të ketë marrë mbi 15 të çara me thikë dhe vetëm një mrekulli mund ta ketë shpëtuar.