Transmetuar më 17-08-2017, 21:17

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për sulmin e tmerrshëm në Barcelonë të Spanjës,. Përmes Tëitter-it, shefi i diplomacisë shqiptare ka dënuar sulmin në fjalë, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave për humbjen e njerëzve të afërm.

“Dënoj fort sulmin terrorist në Barcelonë. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Jemi me Spanjën në këtë moment të vështirë,” shkruan Bushati.

Barcelona është goditur këtë pasdite nga një sulm terrorist dhe deri më tani bilanci i viktimave është 13 persona. Për të akt makabër, është arrestuar edhe një shtetas maroken, i cili dyshohet të ketë zutor i ngjarjes.

Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për shtetas shqiptarë të lënduar. /k.k/noa.al/