Transmetuar më 17-08-2017, 20:59

Skuadra e Skënderbeut ka arritur të marrë një barazim me mjaft vlera në fushën e vështirë të Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen e parë të Paly Off-it të Europa League.

Ai që shënoi i pari në barazimin e korçarëve ishte Liridon Latifi, i cili i u dha “ujqërve të dëborës” një shans të çmuar që mund të përkthehet në kualifikim.

Ishte minuta e 37 e takimit ku pas një pasimi që mori, Latifi goditi me topin që fillimisht u përplas në trupin e portierit dhe mesfushori më pas e çoi në rrjetë. 1-0 dhe Skënderbeu e pati mjaft të thjeshtë që të administronte rezultatin deri në fund, por në minutat shtesë u ndëshkua nga Angelo Henriquez, i cili barazoi rezultatin.

Gjithsesi, kjo ishte vetëm ndeshja e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit, Skënderbeu duhet të mbrojë këtë rezultat, dhe pse jo, të korrë një fitore. /k.k/noa.al/