Transmetuar më 17-08-2017, 20:55

Mund të kishte përfunduar në një tragjedi të rëndë, por për fat të mirë katër persona janë shpëtuar teksa ndodheshin në ujërat e plazheve të Ksamilit.

Ata janë shpëtuar nga Policia Kufitare, e cila i’u përgjigj kërkesës për ndihmë të personave që ndodheshin në një pedalin.

Rreth orës 17:00, shtetasi K.Sh, ka kërkuar  ndihmën e Policisë Kufitare , se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon,  me 3 shtetas të tjerë, dhe mjetit nuk i fuksiononin pedalet pasi i ishin  bllokuar”, sqaron policia.

Në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë  Kufitare  në Ksamil me mjetin lundrues, ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i  shoqëruar në breg.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialeK.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P, të cilët morën edhe këshillat e nevojshme për të treguar kujdes me përdorimin e mjeteve të lundrimit. /k.k/noa.al/