Transmetuar më 17-08-2017, 20:43

Nuk kanë të ndalur zjarret në vendin tonë. Së fundmi flakët kanë përpirë 16 palma të mbjella një shekull më parë, në zonën e Lushnjës.

Po ashtu, zjarri i përmasave të mëdha ka vënë në rrezik serioz edhe disa banesa aty pranë.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, ndërsa aktualisht policia ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënësi. 

Ende mbeten mister shkaqet e rënies së këtij zjarri të fuqishëm, i cili po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu fikur për shkak të përhapjes me shpejtësi.

Në këtë sezon veror zjarret kanë shkaktuar një dëm të kosiderueshëm në pyje e kullota si asnjëherë më parë, ndërsa shumica e tyre dyshohet të jetë vënë nga dora e njeriut. Dhjetëra persona kanë ndaluar me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme. /k.k/noa.al/