Transmetuar më 17-08-2017, 20:31

Ndërsa për shumë nga ne vajzat do ishte shumë bukur që të shikonim një ndeshje përkrah partnerit tonë, aq më tepër një përballje të tillë si Real Madrid- Barcelona për Super Kupë, duket se për Georgina-n nuk ka qenë kështu.

 Bukuroshja zeshkane është parë gjatë gjithë ndeshjes me fytyrë të ngrysur. Njërën dorë e mbante tek barku, e ndërsa tjetrën mbështeste mjekrën duke mos treguar aspak interes për takimin që po luhej përpara saj.

 Përkrah saj qëndronte Cristiano Ronaldo me djalin e madh, ku edhe ai pavarësisht fitores 2-0 të Realit, dukej shumë pak i gëzuar, kjo për shkak se është pezulluar me 5 ndeshje pasi shtyu arbitrin në ndeshjen e parë.

 Duket se çifti nuk ka qenë aspak në ditët e tyre më të mira, dhe secili e kishte një arsye, kush më bindëse e kush jo.

 Epo jo të gjithë të dashurat e futbollistëve do të jenë si Shakira e cila e përjeton shumë çdo moment të ndeshjes kur luan skuadra e bashkëshortit të saj Pique, Barcelona.