Transmetuar më 17-08-2017, 19:16

Ismail Morina nuk do të ekstradohet në Serbi, por çështja e tij do të rishqyrtohet nga fillimi në Dubrovnik. Kështu është shprehur avokati i tij në Kroaci.

“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan në një intervistë për Top Channel.

Kujtojmë që sot Gjykata e Shkallës së parë të  Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë të ashtuquajturin Ballisti, pavarësisht se dosja e tij u mor përsipër nga autoritetet gjyqësore të rishqyrtohej nga e para.

Kanë qenë familjarët e Morinës ata që kanë vënë dispozicion vendimin e fundit. Pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur ta ekstradojë shqiptarin tek autoritetet e Beogradit.

Tashmë pritet hapi i radhës nga pala mbrojtëse, e cila me shumë mundësi do të vendosë ta apelojë vendimin brenda 3 ditëve sërish në Gjykatën e Lartë.

Paralelisht me procesin gjyqësor, autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha përpjekjet në rrugë diplomatike, por edhe mes dy qeverive që të pengojnë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë.

Disa ditë më parë, Ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi. Sipas raportit, kërkesa e Serbisë për esktradimin e Morinës është një kërkesë politike dhe se Morinës mund t’i mohohet një proces i rregullt ligjor në Serbi dhe madje mund t’i rrezikohet edhe jeta. /b.l/noa.al/