Transmetuar më 17-08-2017, 18:04

Një furgon është përplasur me dhjetëra njerëz në qendër të Barcelonës në Spanjë. Disa persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti, bën me dije policia lokale.

Policia e ka përshkruar incidentit në Twitter si një "përplasje masive". Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dhe metrotë.

Gazeta spanjolle "El Pais" raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit.

Edhe pse detajet e incidentit nuk janë momentalisht të qarta, përdorimi i automjeteve për të shkaktuar panik dhe viktima në vendet e BE-së është përdorur që nga korriku i vitit 2016, në një seri sulmesh terroriste nga militantë islamikë, duke vrarë mbi 100 persona në Nice, Berlin, Londër dhe Stockholm.

Javët e fundit, grafite kërcënuese ndaj turistëve janë parë në Barcelonë, aty ku shkojnë të paktën 11 milionë turistë në vit. Në një video të publikuar nën sloganin “turizmi vret fqinjësinë”, disa individë kanë ndaluar një autobus me turistë në Barcelonë, duke shpuar gomat dhe duke vizatuar me spraj nëpër xhamat e tij.