Transmetuar më 17-08-2017, 17:31

40 vjet më parë, ato kanë qenë në Juglinjde të Shqipërisë për të interpretuar në filmin që të gjithë e njohin.

Tani, Yllka Mujo dhe Rajmonda Bulku, disa kilometra larg Pogradecit ku u xhirua Zonja nga Qyteti, janë sërish bashkë në një projekt artistik.

I ka ritakuar komedia "8 Femrat" e regjisores Driada Dervishi që do të hapë Festivalin mbarëshqiptar të Komedisë në Korçë.

"Për herë të parë në skenën e re të Teatrit Korçë do të bëhen bashkë disa nga aktoret më të mira të skenës shqiptare.

Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli si dhe brezi i ri i aktoreve që do ta vazhdojnë traditën e teatrit të mirë Klodjana Keco, Blerta Belliu, Ilda Pepi e Paola Kodra.

Nën regjinë e Driada Dervishit komedia 8 FEMRAT do të hapë sezonin e ri teatror si dhe Festivalin mbarëshqiptar të Komedisë KokoFest 2017!", shkruan Teatri i Korçës.

Shfaqja "8 Femrat" do të vijë më pas edhe në Teatrin Kombëtar dhe në Teatrin e Durrësit, ku Driada Dervishi është regjisore.