Transmetuar më 17-08-2017, 17:16

Gëzimi i dasmës u ka kushtuar shtrenjtë dasmorëve në Shijak. Pasi dogjën shaminë për çiftin e ri, dhjetëra dasmorë përfunduan të helmuar në spital.

Ngjarja është shënuar dy ditë më parë gjatë një dasme të mbajtur në Shijak në pronësi të shtetasit Dh.K, 57 vjeç, por lajmi është mësuar vetëm sot.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ata u paraqitën me simptomat e qarta të një helmimi nga ushqimi, por ende nuk është përcaktuar se çfarë ushqimi u ka bërë keq,

Sakaq, Drejtoria Rajonale Durrës e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka bllokuar aktivitetin e restorantit të dasmës në Shijak.

Restoranti do të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e analizave përfundimtare në bazë të së cilave do të merren edhe masat e duhura sipas ligjit. /b.l/noa.al/