Transmetuar më 17-08-2017, 16:05

Një 35-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën diten e djeshme, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domje, ku 35 vjeçari me inicialet B.K., banues në Bathore, duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit, ka patur kontakt me energjinë elektrike. 

Menjëherë pas incidentit 35 vjeçari është dërguar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ja ka dalë dot ku ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/