Transmetuar më 17-08-2017, 15:36

Sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij dhe të shumtë janë personat që i janë drejtuar plazheve të vendit gjatë kësaj periudhe të nxehtë.

Por ndërsa bukuria e natyrës të bën të ndihesh mirë, ndodhin jo pak raste, që ta heqin kënaqësinë e pushimit.

Një pushues nga Kukësi ka rënë pre e vjedhjes në Lezhë gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se 62- vjeçari A.B., ka bërë kallëzim se tek shezllonet, në Kune, Shëngjin, ku ishte duke pushuar, i kanë vjedhur çantën me një sasi dollarësh, eurosh, lekësh, 3 telefona celularë, dokumente, leje drejtimi, kartë identiteti dhe kartë banke.

Ai ka thënë se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vjedhur, duke kërkuar ndihmën e policisë.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vjedhje. /b.l/noa.al/