Transmetuar më 17-08-2017, 15:20

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Ndërsa, pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta në zonën malore përgjatë kufirit lindor duke lënë në ndikimin e kthjellimeve bregdetin dhe zonat e ulëta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk paraqesin shumë ndryshim duke bërë që vlera maksimale në rang territori të jetë 36 gradë C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezente, ku më të larta temperaturat do të shënohen në gadishullin Iberik deri 38 gradë Celcius.

Përjashtim bëjnë vendet e Europës qendrore si dhe vendet Nordike të cilat do të karakterizohen nga vranësira dhe shira, herë pas here intensive. /b.l/noa.al/