Transmetuar më 17-08-2017, 14:53

Priste nga Greqia një zarf, por kur shkon në postë për t’a tërhequr e gjen bosh.

Është kjo ajo që i ka ndodhur këtë të martë një gruaje nga Patosi, kur teksa ka marrë zarfin nuk ka gjetur asgjë brenda.

Gjatë ditës së djeshme u referuan materialet në Prokurorinë e Fierit, për Sh.M., 36 vjeçe, banuese në Fier, punonjëse e Filialit Postar Fier.

Hetimet ndaj saj nisën pasi dyshohet se, shtetasja S.F., 61 vjeçe, banuese në fshatin Portëz të Patosit ka bërë kallëzim në polici mbi çfarë i ka ndodhur.

Ajo ka thënë se paraditen e 15 gushtit, priste të merrte në post një zarf nga Greqia me 350 euro brenda, por zarfin e ka marrë bosh.

Gruaja akuzon punonjësen e postës, duke bërë që ndaj saj të nisin hetimet, ndërkohë që po punohet për të zbuluar se ku kanë përfunduar paratë. /a.y/noa.al