Transmetuar më 17-08-2017, 14:43

Një baba nga Elbasani është paraqitur në polici, për të denoncuar përdhunimin e vajzës së mitur.

Lidhur me denoncimin e bërë nga kryefamiljari gjatë së mërkurës, i’u referuan materialet Prokurorisë së Elbasanit, për 16-vjeçarin F.N., banues në Greqi.

37-vjeçari S.N., me banim në Elbasan ka akuzuar të riun se në shtetin grek, në Athinë ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, 13 vjeçe, banuese në Greqi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, gjatë kohës që e dhunuara dhe familja e saj jetonin në Athinë.

Por 37-vjeçari ka krijuar dyshime vetëm së fundmi pasi ka parë ndryshime në sjelljen e së bijës. Së bashku me të shoqen ata e kanë pyetur vajzën se çfarë ka ndodhur, nga ku ajo ka akuzuar adoleshentin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Babai i vajzës ka bërë denoncim në polici duke akuzuar të riun, me të cilin njiheshin familjarisht. Për shkak të natyrës delikate të çështjes, policia e këtij qyteti nuk bën me dije detaje të tjera. /a.y/noa.al

Foto ilustruese