Transmetuar më 17-08-2017, 14:30

Grabitet me armë një punonjës i postës në Fushë Krujë teksa ishte në detyrë, duke udhëtuar me motor.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, e mërkurë, pranë vendit të quajtur si “Kodra e Fiqve”.

Në rrugën Fushë Krujë-Zall, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve, i kanë marrë një shumë të konsiderueshme lekësh 45-vjeçarit K.B., banues në Fushë Krujë, shpërndarës i zyrës postare Fushë Krujë.

Noa.al mëson se i dëmtuari ka qenë duke lëvizur me motor për të shpërndarë pensionet, tek disa të moshuar, të cilëve ua çonte në banesë, për shkak të pamundësisë së tyre fizike për të shkuar në postë.

Ai ka thënë se grabitësit, për shkak se ishin të maskuar nuk ka mundur dot që t’i identifikojë.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të ciëlt dyshohet se e kanë ndjekur dhe e kanë grabitur teksa janë siguruar se nuk i shihte njeri. /a.y/noa.al