Transmetuar më 17-08-2017, 14:16

Dy persona në Tiranë, i kanë dhënë fund jetës në mistershme në banesat e tyre.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme të ndodhura ditën e djeshme, ku i pari është shënuar në rrugën “Zydi Herri”.

Në banesë, është vetëvarur 35-vjeçari E.K., banues në Tiranë.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë, pa mundur që t’i vijnë në ndihmë.

Pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë po gjatë së mërkurës në QSUT, në repartin e toksikologjisë, ka vdekur P.A., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se i ndjeri në gjendje të rënduar psikologjike, gjatë së martës në banesë, ka pirë fostoksinë.

Lidhur me shkaqet që i shtynë viktimat drejt vetëflijimit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al