Transmetuar më 17-08-2017, 14:02

Pas mesit të muajit gusht është e pashmangshme të mos mendosh se vera po mbaron. Sipas studiuesve në këtë muaj ndihet një melankoli e çuditshme, e ngjashme me atë të së dielës mbrëma.

Ky muaj është një ndër më të vështirët për t’u jetuar, për shkak të ankthit dhe tensioneve, shpesh pa kuptim.

Psikiatri anglez Stephen Ferrando, drejtor i psikiatrisë Westchester Medical Center, flet për “august blues”.

Përjetohet një ndjenjë faji dhe pakënaqësie për shkak se mendohet se nuk është bërë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe të vitit, pasi sterotipet dhe rrjetet sociale krijojnë idenë se duhet bërë më shumë.

Parja e fotografive të pushimeve, shton trysninë. Ankthi për përfundimin e verës dhe tensioni për nisjen e sezonit të ri i përfshin të gjithë, shkruan noa.al.

Por psikiatri, Ferrando, thotë se ka diferencë mes depresionit në dimër dhe atij në verë.

Kjo pasi depresioni në verë, karakterizohet nga më shumë ankth dhe acarim, pasi njerëzit ndjejnë nevojën për të bërë diçka, shpesh të papërkufizuar, ndërkohë që në dimër, kjo ndjesi është më pasive. Këshillohet që të mos jeni shumë kërkues me veten. /a.y/noa.al